shqiperi

Policia sqaron si ndodhi plagosja në Fier: Efektivi u godit me grushte, qëlloi 26-vjeçarin në kushtet e vetëmbrojtjes

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

të fundit

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit. Salianji është…

22 minutes ago

Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe është nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar…

46 minutes ago

Protestuesi e nis herët protestën, përplas gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe debaton me efektivët e policisë

Pritet të nisë protesta e opozitës përpara kryeministrisë. Lideri i PD-së Sali Berisha nuk ka dalë ende nga selia e…

1 hour ago

Protesta kombëtare/ Berisha mbërrinë në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës kombëtare. Berisha ka…

1 hour ago

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

Një ngjarje e pazakontë ka sjellë largimin e Laert Vasilit nga formati “Për’puthen”, ku ai ishte pjesë e panelit si…

2 hours ago

GJKKO shpall fajtorë dhe dënon Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin! Ja sa vite burg do të vuajnë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar…

2 hours ago