Nën kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, me rastin e festave të fundvitit, u zhvilluan aktivitete festive me familjarët e dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut.
Këto aktivitete janë një shprehje e qartë e respektit të thellë, e mirënjohjes së përhershme dhe e përkujdesjes institucionale të Policisë së Shtetit ndaj familjeve që kanë dhënë sakrificën më sublime në shërbim të atdheut.
Drejtori i Përgjithshëm ka vënë në qendër të vëmendjes mbështetjen morale dhe institucionale për familjarët e dëshmorëve të Policisë, duke u siguruar që ata të mos ndihen asnjëherë vetëm, por të jenë gjithmonë të rrethuar nga respekti, vëmendja dhe përkrahja e Policisë së Shtetit.
Familjarët e Dëshmorëve të Policisë kanë shprehur falënderimet e tyre për drejtuesit e Policisë në qarqe dhe, nëpërmjet tyre, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ceremonitë e organizuara dhe për kujdesin e vazhdueshëm, i cili shkon përtej ditëve festive dhe mbetet i pranishëm në çdo kohë.
Krenari, respekt dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e Policisë.
Astrologia Meri Gjini, ka bërë parashikimin e horoskopit për Shën Valentinin në emisionin “Mes’dritë”, ku sipas sa, Venusi është te…
Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin për mbylljen e qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini, njësia…
Si lider i kësaj jave i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Vëllai i Madh i dha dje Kristit një…
Momente dramatike në zonën e puseve të naftës në Kuçovë. Një punonjëse e pastrimit të qytetit, Elona Bregu, 40 vjeçe,…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, është takuar me Presidentin e Eurojust-it, Michael…
Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën në punë. Sipas…