shqiperi

“Po vjen fortuna”, OSSH del me njoftimin urgjent për qytetarët

Pas ditëve të nxehta në këtë fund gushti, nga mesnata e sotme në Shqipëri pritet të mbizotërojë moti i keq, i cili do të sjellë stuhi shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Gjithashtu parashikohet që të ketë shkarkesa të shumta elektrike të cilat mund të shkaktojnë edhe probeme në rrjetin elektrik.

OSSH ka dalë me njoftim për mediat, ku lajmëron qytetarët që për shkak të furtunës mund të ketë probleme me energjinë elektrike.

OSSH thekson se ka nxjerrë në terren mbi 1 mijë punonjës të cilët do të përgjigjen në kohë reale të gjitha problemeve teknike.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik.

Bazuar në planin e masave, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.

Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220 brigada me 134 mjete transporti në dispozicion për riparimin e defekteve dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike.

Theksojmë se, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë të furnizimit me energji elektrike, si dhe institucionet me rëndësi të veçantë, sidomos spitalet, hidrovorët dhe abonentët pa përjashtim.

OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Për çdo problem me defekt në rrjetin elektrik, abonentët mund të kërkojnë informacion në numrat tanë të kontakteve sipas rajoneve.

të fundit

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, raportohet për 2 viktima

Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se…

15 minutes ago

Familjet me fëmijë nën 18-vjeç do të përfitojnë kompensim tatimor nga marsi 2026

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18-vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet…

56 minutes ago

Tragjedia me 47 viktima në Zvicër/ Dëshmia tronditëse e të riut: Zjarrfikësit po qanin, ishte më keq se…

Pak pas orës 01:30 të mëngjesit të Vitit të Ri, një zjarr i fuqishëm përfshiu barin “Le Constellation” në vendpushimin…

1 hour ago

Këmbimi valutor 2 Janar 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga…

2 hours ago

Parashikimi i motit 2 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

2 hours ago