Kristina ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Esmeraldën. Shkak i përplasjes së tyre në rubrikën e “E diela shqiptare” në Tv Klan është bërë gjyshja, mamaja e Esmeraldës, e cila mbahet nga Kristina.
Gjyshja është e sëmurë, e paralizuar dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm, që Kristina nuk mundet t’ia plotësojë sepse i duhet të punojë për veten dhe djalin 5 vjeç. Esmeralda jeton në Francë dhe nuk është pranë saj, ndërsa vëllai e motrat e saj nuk kujdesen për nënën e tyre.
None found
Kristina: O ma qëndron këtu, ku do dalim ne, ç’do bëjmë ne, si do t’ia dalim? Sepse ti nesër pret biletën, ikën. Unë çfarë do bëj pastaj?
Esmeralda: Ti çfarë mendon, se unë do lë nënën time jashtë? Merr leckat e tua dhe ik! Dili për zot jetës sate! Nënën time nuk e lë jashtë!
Kristina: Kaq e kollajtë është? Ku të mbytem me një fëmijë? Ti ke detyrime ndaj meje se unë jam fëmija yt!
Esmeralda: Kam ndaj teje, kam dhe nënën time.
Kristina: Mama, nuk të ka bërë vetëm ty nëna jote, po ta them edhe njëherë. Sa ç’ke bërë ti, gjysmën tënde të bëjnë të tjerët.
Esmeralda: Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!
Kristina: Do flas!
Esmeralda: Pusho! Mbylle gojën! Je fëmija im dhe mbylle gojën! Pusho! Qepe!
Kristina: Fare!
Esmeralda: Si mund ta lë unë nënën time kështu?
Kristina: Kush të kërkon? Pse nuk i kërkon atyre përgjegjësi ti? Pse nuk i merr motrat e tua t’i mbledhësh këtu? Pse nuk merr vëllain tënd ti?
Esmeralda: Sepse nuk duan t’ia dinë ata, por unë nuk e lë dot nënën time./tvklan.al
Atmosfera në kampin e tifozëve të Shqipërisë është elektrizuse jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por jashtë impiantit [...]Read More...
Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në…
Lutfi Dalipi është emri i ri që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Mesfushori ofensiv 20-vjeçar, i cili po kalon…
Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Turqia, në kuadër të xhiros së pestë për…
Teksa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, trajneri…