shqiperi

“Plumbat mbi Top Channel”, Hoxha: Autori i dyshuar është arrestuar në Vlorë, ishte nisur për të kryer një tjetër atentat

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se një nga personat e dyshuar si autor të sulmit të armatosur në muajin Mars ndaj godinës së televizonit Top Channel, ku mbeti i vrarë edhe roja i objektit, është kapur, ndërkohë që përgatitetj të kryente një atentat.

Ai shtoi se ky person u kap i armatosur në Vlorë, gati për të kryer atentatin, ndërkohë që deklaroi se po punohet për kthimin e tij në një bashkëpunëtor.

Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer atentat. Është i dyshuar si autor, në sulmin që i është bërë medias kombëtare Top Channel. Kishte mesazh për botën e medias. U godit një media e madhe dhe kaloi në heshtje. U kap i armatosur, për të kryer atentat. Pra është person i dyshuar si vrasës me pagesë. Nga hetimet e deritanishme, ata kanë çuar mesazh kërcënimi ndaj Top Channel, roja ka marrë plumbin. Po punohet që ai të kthehet edhe në bashkëpunëtor, meqenëse është kapur në ngjarje flagrante. Jemi ende larg pjesës për çfarë ndodhi ai sulm. Media nuk është sulmuar në këto nivele dhe përmasa. Kështuqë është një gjë që ngelet për t’u parë në ditët në vijim“, tha ai.

të fundit

Nuk ka firmosur në Kinë, Rei Manaj merr ofertën e fundit nga Turqia

Rei Manaj kërkon largimin nga Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ndryshe nga sa është raportuar së fundmi,…

5 minutes ago

Shkrumbohet banesa në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në njësinë Administrative Tregan, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri ka shkrumbuar banesën…

16 minutes ago

Zgjedhjet për kreun e partisë në prill, PD nxjerr udhëzimin për listën e anëtarësisë, ja detyrat e drejtuesve politikë në qarqe

Me firmën e Flamur Nokës si sekretar i përgjithshëm, Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim për listën e anëtarësisë, duke…

18 minutes ago

Labinot Rexhës nuk i lejohet të flasë me familjarë – pamje nga varrimi i gjyshit të tij

Ka përfunduar ceremonia mortore e gjyshit të banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës. Në "Kosova Today" u…

21 minutes ago

Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 21 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Një zjarr masiv që përfshiu një qendër tregtare në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, ka vrarë 21 persona,…

41 minutes ago

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

Andri Vokrri, 28-vjeçari që i mori jetën një 57-vjeçari duke e goditur me çekiç është arrestuar se bashku me 2…

53 minutes ago