Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për platformën e bashkimit të Partisë Demokratike, e cila i është propozuar deputetëve nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, bashkë me 6 pika.
Duke theksuar se i ofroi Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt një ofertë për bashkimin, por që sipas tij u refuzua prej tyre, Berisha u shpreh se kryetari i komanduar s’ka tagër për të firmosur dokumente në emër të PD.
Berisha e cilësoi Alibeajn si bashkëpunëtor të Ramës me ndërmjetës Ramën, ndërsa shtoi se drejtimin e Partisë Demokratike e ka Komisioni i Rithemelimit.
“Pas vendimit të gjykatës së Tiranës njeriun e parë që kam takuar që kam shtrirë dorën ka qenë Alibeaj dhe Gaz Bardhi. U ula më së pari me ta për të dhënë mesazhet e shkëputjes nga një periudhë jo normale të partisë dhe përçarje të PD. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë. Por kjo ofertë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Alibeaj jo vetëm refuzoi ofertën por i urdhëruar nga Ram nëpërmjet Bashës siç e tha vetë Basha në Shkodër, paditi Pd në gjykatë. Tani më lejoni tu bëj me dije se padia e tij është apsolutisht nul. Kodi i procedurës civile përcakton në mënyrë të kristaltë se kush mund të paraqesë ankim ndaj një vendimi gjykate. Përveç kësaj Alibeaj s’ka asnjë tagër të firmosë një dokument përveçse për kohën që njihej si kryetar i grupit parlamentar. Kryetari i Pd dha dorëheqjen. Tani kryetar është vetëm 1 komisioni i rithemelimit”.
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…