Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga Kuvendi tha se ka qenë ai që ka kërkuar mocion diskutimi për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Me doza ironie dhe me tone të ashpra, ai u shpreh se nuk e lidh asgjë me kryeministrin Rama dhe as me grupimin e Berishës.
None found
“Këtë mocion e kam unë, përfaqësues i këtyre burrave, dhe grave dinjitoze, që nuk kanë asgjë që i lidh me 30 vitet e shkuara. Nuk kanë skelete në dollapë, si kanë këmbët e lidhura, s’kanë ambicie për t’u bërë plaçkë me politikën. Përfaqësojmë emrin. S’dua të përfaqësoj askënd dhe asnjë, me të cilët nuk më lidh asgjë. Kjo do të jetë përgjigja ime. Të zhytur në të gjitha aferat tuaja, juve ju intereson kjo gjë. Ka një pjesë që mendon ndryshe, që e do një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal. Ne do bëjmë çka të mundur. Parazitë në opozitë nuk pranojmë. E kemi kërkuar ne, do e çojmë deri në fund, sipas mendësisë tonë, vlerave tona. Këtë mocion, meqë ra fjala, drejtuesi i seancës e ka paraqitur prej 1 muaj, por e mbajtët ne sirtar. As nuk u kujtuat, por vetëm sot ju ra ndërmend. 32 vite më parë, pakkush mund ta kishte menduar që Shqipëria nuk do ishte vend anëtar në BE me të drejtat të barabarta. S’dua të mbetem peng i atyre 32 viteve, është e mbushur plot me gabime, këtej dhe andej. Në 9 vite që qeverisni ju, Shqipëria ka mbetur në vend numëro.”, tha ai.Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili për 10 ditë është i përjashtuar nga seancat plenare për shkak të gjuhës së përdorur në Kuvend, ka reaguar ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Sipas Palokës, Alibeaj ka dalë në Kuvend për të sulmuar PD dhe jo Ramën.
Reagimi i palokës:
Alibeu paska dale ne podium per te sulmuar PD jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkëpunojë me Tao Ballen, deklaroi se as “nuk do ti përfaqësojë ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nënkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj?
A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar?
Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu…
Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar.
Protesta qytetare sot futet në ditën e 68 të saj. Për më shumë se dy muaj, qytetarë të shumtë në…
Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë…
Këtë të enjte, vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.…
Dashi Jepni mendimet tuaja sot, sepse mund të mos keni mundësi për nesër. Nuk e dini kurrë se çfarë do…
Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.Klubi…
Një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Kennet Eichhorn, do të pezullojë përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me një…