Paraditen e sotme një ngjarje rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku pas një përplasje ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, Gazmend Bullari, i cili është në gjendjë më të rënduar.
None found
Gjithçka nisur pas një debati mes Kokoneshit dhe ish-punonjësit të IT-së në bashki, Orges Xhelili, ndërsa ky i fundit ka goditur më pas me thikë.
Policia njofton se autori është kapur dhe arrestuar.
Njoftimi:
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.
Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.
Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com
Tifozët e skuadrës ruse Zenit sërish kanë dalë me një baner skandaloz, duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.Në…
Federata Sindikale e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se është pezulluar protesta e paralajmëruar për të hënën në…
“EUalive” i ka kushtuar një artikull kritikës publike që bëri Dua Lipa ndaj qeverisë gjatë podcastit me shkrimtaren Lea Ypi,…
LSD, E Majta dhe BDI kanë treguar edhe një herë se nuk duan një Kod të ri Zgjedhor, por një…
Mëngjesin e kësaj të hëne, 13 korrik 2026, një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje–Rrogozhinë.…
Të paktën 51 persona kanë vdekur dhe më shumë se një milion janë prekur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut…