shqiperi

Plagosi me thikë dy persona në Sarandë, arrestohet Fatmir Jashari

Dy persona,  54 vjeç dhe një 62 vjeç janë plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë.

Edmond Sulo dhe Spiro Llambi u paraqitën me plagë në kokë dhe një poshtë sqetullës.

Polica bën me dije se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes Fatmir Jashari, 52 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar.

Sekuestrohen një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde plasëse artizanale, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar.

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. J.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore

dhe 3 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. J., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Kush është Fatmir Jashari?

Jashari ka qenë i dënuar më herët.  I njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar, 52-vjeçari  është arrestuar në Korfuz në vitin 2000, pasi po kryente trafik droge me një skaf. Si pasojë, ai u dënua me 2 vite burg.

Ai është arrestuar gjithashtu në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuane, por u lirua pas disa muajsh. Në vitin 2013, ai është kapur në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg marijuane.

Policia gjeti nga kontrollet në banesën e tij në vitin 2009 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë./Albeu.com.

të fundit

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë…

45 minutes ago

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës.

59 minutes ago

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë…

2 hours ago

Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: “Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke…

2 hours ago

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…

2 hours ago

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…

2 hours ago