shqiperi

Pfizer: Doza përforcuese mund të jepet së bashku me vaksinën kundër pneumonisë

Kompania farmaceutike Pfizer dha se dozat e saj përforcuese kundër COVID-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky kombinim vaksinash, sipas kësaj kompanie, prodhon një përgjigje më të fortë dhe më të sigurt imunitare.

Pfizer tha se këto të dhëna dalin te studimet e kryera te personat mbi 65 vjeç dhe se studimi është në fazën e fundit.

Në studimin, që nisi në muajin maj, kompania ka testuar vaksinën e gjeneratës së ardhshme pneumokokale të quajtur PREVNAR 20 dhe 570 pjesëmarrësit në studim e kanë marrë këtë vaksinë së bashku me dozën përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Qëllimi i studimit ishte që të testohet siguria e këtij kombinimi dhe përgjigja imunitare, duke shtuar vaksinën kundër pneumonisë dhe vaksinës ekzistuese kundër COVID-19.

Të dhënat e këtij studimi mbështesin administrimin potencial të PREVNAR 20 së bashku me vaksinën e Pfizerit kundër koronavirusit, që thuhet se redukton numrin e vizitave të njerëzve te mjekët apo farmacitë për imunizimin e rekomanduar, tha Pfizer.

Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna në qershor të vitit të kaluar miratoi përdorimin e PREVNAR 20 me qëllim që të ndihmojnë popullsinë e rritur kundër sëmundjeve pneumokokale dhe kundër pneumonisë.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin marrë nga studimi i fazës së fundit për vaksinën kundër COVID-19. Që të gjithë kishin qenë të imunizuar me dozën e dytë të paktën gjashtë muaj para se të merrnin pjesë në këtë studim të ri./REL

të fundit

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…

16 minutes ago

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

37 minutes ago

Nuk u fut dot në Kuvend/ Lapaj: Mandati ynë kundër establishmentit politik aktual, shihemi rrugëve të atdheut

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…

1 hour ago

Në Japoni nuk mund të blesh makinë pa pasur garazh ku ta parkosh

Në Japoni nuk mjafton të kesh para për të blerë një makinë, por duhet të vërtetosh edhe se ke një…

1 hour ago

Ekipi i Bayernit publikon foto të Dua Lipës në profilin zyrtar në Instagram

Klubi i njohur gjerman FC Bayern Munich ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale pasi ka publikuar një fotografi…

1 hour ago

Mbështeti protestat kundër Vuçiç, ylli i tenisit Djokoviç largohet nga Serbia dhe strehon familjen në Greqi

Novak Djokoviç i ka regjistruar fëmijët e tij në një shkollë private greke, ndërsa familja e tij po shkon drejt…

1 hour ago