Një nënë është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për të treguar, se djali i saj 12-vjeçar prej 3-4 muajsh largohet nga banesa.
I mituri ka braktisur shkollën dhe është bërë përdorues i lëndëve narkotike. E ëma thotë, se ai edhe vjedh në shtëpi për të siguruar substancat narkotike.
Ajo me të vëllain kanë konstatuar një grua që u shet mall të miturve.
“Fëmija më largohet nga banesa. Kam pyetur në qendër sepse në qendër më rri fëmija. Më kanë thënë se i kam bërë dhe vetë analizat që është konsumator i lëndëve narkotike. Ia japin më të rriturit sepse ai është i mitur. Sipas atyre që i kam bërë ka përdorur hashashin, metadonin. Ai është fëmijë dhe dikush nga më të rriturit ia jep. Ka shitur telefona, ka bërë në terren, që policia e di shumë mirë, ka bërë vjedhje. Unë nuk i njoh tamam personat që t’i identifikoj. Vetëm një grua, ajo nuk e pranon, por unë me atë e kam kapur djalin që e konsumon”, tha e ëma.
Në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina, ku duhet të studionte i mituri, drejtoresha Lindita Tufa dhe psikologia Albina Vocaj thonë, se situata për nxënësin në fjalë është jashtë kontrollit dhe nuk ato nuk kanë një zgjidhje.
“Në të vërtetë është shumë i vështirë menaxhimi sa i përket nxënësit në fjalë”, tha drejtoresha.
“Është e nevojshme një fazë rehabilitetimi apo ai edhe të detoksifikohet, por është një fushë që i takon pjesës mjekësore, specialistëve atje. Unë e mendoj si një rast të vështirë dhe që ende nuk është gjetur një zgjidhje për të”, tha psikologia.
Mamaja e 12-vjeçarit është përballur edhe me Lirën, siç quhet gruaja, që i shet të miturve drogë, por nuk ka marrë dot zgjidhje.
Prindi: Kur erdha unë, që ju pashë juve, çfarë po i jepte ajo gruaja X?
Daja i fëmijës: Çfarë lloj droge pi?
Fëmija dëshmitar: Kokainë, bidon!
Prindi: Asnjëherë nuk e ke provuar?
Fëmija dëshmitar: Për ta provuar e kam provuar njëherë me X, që ia mori ajo..
Prindi: Ia mori ajo dhe ia dha X.
Fëmija dëshmitar: I thosha ore leje, leje, leje!
Fëmija dëshmitar: E pivi me, X vdes për drogë.
Prindi: Siç e gjeta unë poshtë te garazhi eee, me shishe?
Daja: Pse e kape me shishe ti me atë?
Fëmija dëshmitar: Po me e kapi duke pi bidon!
Momenti kur zonja është përballur me Lirën.
Prindi: Do përfundosh në burg!
E dyshuara: Shko me, më lër rehat ti!
Prindi: Mizerje, Ec ti, ec! Mizerje, që drogon fëmijët!
Me Komisariatin numër 4, punonjësen e mbrojtjes së fëmijëve njësia 3 dhe nënën e fëmijës, është bërë e mundur gjetja e 12-vjeçarit bashkë me shokun e tij.
Shoku: Unë iki ditën në shpi, ai s’ikën fare.
Gazetarja: A shkon në shkollë?
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Ku ke qenë ti gjithë këto ditë? Pse nuk e njofton mamin? Pse ikën nga shtëpia?
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Jo nuk po pushoj, sepse të gjithë, që jemi mbledhur këtu, jemi për ty, të ndihmuar ty, a e di, që është e rrezikshme, që një fëmijë i moshës tënde të rrijë në rrugë?
X: Ta pështyj në surrat, t’ia… robt..!
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kjo është gjuhë e papërshtatshme.
X: Pështyva mos fol mo! Të q… robt!
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Qetësohu! Qetësohu! Qetësohu!
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Si je njohur me X?
Shoku: Më ka njoh një tjetër! Luçi.
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kush e kishte Luçin shok, ti apo X?
Shoku: E ka pas edhe ky edhe unë.
Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Mosha juaj, apo është më i rritur?
X: Lëjeni çunin e huaj, të iki, lejeni! Ky erdhi për me nejt në shpi me mu, ju më sollët këtu, ju q…!
U tentua komunikimi dhe akomodimi i tij në Qendrën “Nisma Arsis”, por 12-vjeçari e braktisi edhe atë. Pas rigjetjes, i mituri u dërgua në spitalin psikiatrik, për shkak edhe të çrregullimit të sjelljes, nga ku sërish u largua./ Tv Klan
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…