Rrëfimi përtej politikës, Veliaj flet për kohën që kalon me të birin, cili eshte filmi i preferuar i Kajanit
Përtej fushatës dhe politikës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar ditën e sotme një anë tjetër, atë të babait të Kajanit dhe kohën e çmuar që i pëlqen të shpenzojnë bashkë.
Në një intervistë në emisionin e pasdites “Rudina”, ne TV Klan, kryebashkiaku Veliaj rrëfeu disa nga aktivitetet që ata bëjnë bashkë, nga filmat qe shohin te përrallat qe i lexon djalit.
“Ne keto dite te fushates jemi duke parë për të 17-tën herë, pra kemi dhe 12 ditë derisa të mbarojë fushata, filmin “Home”. Kai i di përmendësh të gjitha batutat. Flet per një grup alienësh që kërkon një botë të re. I them, bab’ mund të shohim një film tjetër se babi mirë që ka gjithë ditën që thotë të njëjtat gjëra, por vjen dhe në shtëpi dhe sheh të njëjtin film, po gjithmone me thotë: “Babi, kjo eshte hera e fundit”. I thashë mos më bëj premtim fushate, në qoftë se është hera e fundit është hera e fundit, edhe qeshim me lot. Tani jemi duke lexuar disa nga përrallat e shqipëruara të Vëllezërve Grim dhe Kai që me thotë: kaloje, kaloje këtë se e di. O bab’ i thashë unë, mirë që s’më lënë në asnjë studio të mbaroj fjalën, po tani dhe në shtëpi nuk mbaroj dot fjalën”, tha Veliaj.
Një tjetër pasion i djalit të tij Kajan është edhe futbolli. Me batutë, Veliaj u shpreh se këtë pasion Kajan e ka zhvilluar edhe në shtëpi.
“Po regjistrohemi tek ‘Football Republic’ në Petrelë dhe mezi po pres që ne të fillojmë një rutinë të re. Kemi thyer me sukses të gjitha qelqurinat në shtëpi sepse një nga mënyrat për të përshëndetur babin kur vjen natën është me një gjuajtje të topit, i cili pasi bën rikoshet në disa vende, lë pasoja. Kështu që me sukses mund të themi që ne në shtëpi nuk kemi asgjë që thyhet. Kemi vetëm plastikë, gomë, por nuk kemi asgjë që thyhet”, deklaroi ai.
Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa…
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…
Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur…
Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe…
Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit. Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë…
Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë…