shqiperi

Përjashtimi i 6157 votuesve, Meta: Akte mafioze që akuzojnë Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ të urdhëruar nga Edi Rama, për të përjashtuar nga e drejta kushtetuese e votimit 6157 qytetarë me të drejtë vote, por që i ka mbaruar afati i kartave ID, në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se ky është ‘një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve’.

REAGIMI I METES

Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre.

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

2 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

2 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

2 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

2 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

2 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

2 hours ago