Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 6 viktima në dy ditë, policia nis aksionin

Pas aksidenteve të një pas njëshme në dy ditët e fundit në vendin tonë, Policia Rrugore ka marrë masa rigoroze.

Policia bën thirrje se pas bilancit të zi me 6 viktima si pasojë e aksidenteve rrugore në vetëm dy ditë, rrugorja ka kaluar në shërbim të përforcuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar rritje të prezencë së punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore. Të gjitha makinat inteligjente dhe pajisjet bashkëkohore që Policia disponon, do të vijojnë të jenë në funksion 24/7, me tri turne, në të gjitha rrugët e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa segmente ka prezencë të ujit e të lagështirës; të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Pasditen e së enjtes tre të rinjë ndërruan jetë, si pasoje e aksidenti tragjik të mbikalimi i TEG-ut në Tiranë.
Dje rrugët e vendit u përgjakën nga 3 të vdekur dhe dy të plagosur nga pesë aksidente të ndryshme që ndodhën në Durrës, Kavajë, Korçë, Fier dhe Lezhë.

Një betoniere përplasi për vdekje një 71 vjeçar në Durrës që po lëvizte me biçikletë. Një 30-vjeçare humbi kontrollin e makinës në Kavaje, përfundoi në kanal, e për pasojë humbi jetën.

Ndërkohë në Korçë, një aksident ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec afërsi të fshatit Lumalas ku humbi jetën një këmbësor që u përplas nga makina. Në Shëngjin, një 7-vjeçare afgane mbeti e plagosur pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një grua.
Në Fier në lagjen “Sheq i Madh”, një automjet goditi një 60 vjeçar që po ecte me biçikletë duke e lënë të plagosur./AlbEu.com/

të fundit

Horoskopi 29 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…

2 minutes ago

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…

12 minutes ago

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

22 minutes ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

40 minutes ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

1 hour ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

1 hour ago