Publikimi i ekipit të ri të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Bashës në vitet në vijim në PD duket se kanë dhënë një mesazh të qartë në bazë mbi kursin që do të ndjekë partia tani e tutje. Nisur nga emrat që përbëjnë këtë ekip, duket se PD po ndjek një kurs përplasjeje me amerikanët, ç’ka ka shqetësuar jo pak personazhet brenda saj që njihen për qasjen pro SHBA, të cilët kanë filluar të lëvizin.
Abcnews.al shkruan duke iu referuar burime pranë PD bëjnë se kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj nuk ka pranuar të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, të cilët do të zgjidhen sot pasdite. Emri i tij ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për kryesinë, por sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka njoftuar mbrëmë partinë që emri i tij të hiqet nga ajo listë. Krahas tij, burime bëjnë me dije se mbrëmë dhe sot paradite në PD kanë ardhur edhe mesazhe nga zona të tjera për rrugëtimin problematik që sipas tyre po ndjek partia.
None found
Me këtë veprim, duket se Xhaferaj kërkon të distancohet nga një PD që po shkon drejt përplasjes me SHBA-të. Edhe më herët, ai ka mbajtur një qendrim të vazhdueshëm pro SHBA-ve, ndërsa në episodin e fundit të zgjedhjeve të Durrës i kujtoi Vangjush Dakos se ishte “non grata” nga Departamenti i Shtetit.
PD publikoi mbrëmë emrat e ekipit të Bashës, ku kreu i Grupit Parlamentar i është besuar Alfred Rushajt; komisioni i Sigurisë në Parlament, Flamur Nokajt; Komisioni i Ligjeve i është besuar Oerd Bylykbashit, kurse ai i Arsimit, Albana Vokshit.
Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë Edi Paloka, kurse Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nënkryetare.
Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, rrezikojnë zjarre në një pjesë të vendit, kryesisht në…
Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me Milan Radoiçiqin,…
Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës dhe pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar këtë të enjte se në kryeqytetin shqiptar po vijojnë protestat e përnatshme përpara…
Aktivisti Edison Likaj ishte i pari që mori fjalën në nisje të protestës së 33-të para Kryeministrisë. Duke komentuar tensionet…
Teksa ka nisur grumbullimi për protestën e 33 antiqeveritare në sheshin “Skënderbej” aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se policia u tregua…