shqiperi

Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja e lakmia

Krishti u Ngjall! Me thënien që shoqëron festën e Pashkës, besimtarët ortodoksë pritën në mesnatë Ngjalljen e Krishtit, në liturgjinë e shenjtë drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturi Joani.

Në mesazhin e tij dhënë për besimtarët që mbushën sheshin përpara katedrales “Ngjallja e Krishitit” në Tiranë, krypeshkopi Joan u ndal te vatrat e luftës në botë, duke theksuar se në mes të kësaj stuhie, Krishti i Ngjallur përsërit: “Paqe në ju”.

Të lidhura

None found

Besimtarët ndezën qirinjtë nga flaka e shenjtë në kishë, sepse vetëm përmes ndriçimit të zemrave mund të arrijnë paqen dhe mirësinë në Krishtin.

Rituale për kremtimin e Pashkës Ortodokse janë mbajtur përgjatë gjithë Javës së Madhe, ku ditën e enjte besimtarët lyejnë vezët me bojë të kuqe, simbol i përtëritjes së jetës dhe mbizotërimit të saj ndaj vdekjes. Po ashtu, të enjten besimtarët blenë edhe një enë prej balte, simbol i përbashkimit të njeriut me Zotin.

Një ditë më pas, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan të Premten e Zezë, ditë që përkujton vdekjen e Krishtit në kryq. E premtja shoqërohet me daljen e epitafit nga kisha dhe kryerjen e procesionit në sheshet kryesore të qyteteve.

Të shtunën besimtarët ndoqën meshën e shenjtë në mesnatë, që kulmoi me Ngjalljen e Krishit, ndërsa të dielën shtrohet dreka tradicionale në familje.

Pashka është data më e rëndësishme në kalendarin kristian, festë që simbolizon gjallërimin e natyrës dhe jetës.

Tags: JoaniPashke

të fundit

Tensionet në rajon/ Izraeli dhe Libani drejt negociatave direkte, zbulohet data e bisedimeve në SHBA

Negociatat midis Izraelit dhe Libanit pritet të fillojnë në Uashington të martën, tha zyra e presidentit libanez. Lajmi erdhi pas…

36 minutes ago

Vrasja në Nikël! Zbardhet dëshmia e autorit Eduart Afmataj: Patëm një konflikt! Më goditi në krah, më pas mora çiften dhe e qëllova

Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Fushë Krujë, Eduart Afmataj, dha dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku…

1 hour ago

“Së shpejti marrim raportin e BE-së për prokurimet publike”/ Rama: Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike, sipas një raporti të…

2 hours ago

Ivanka Trump rikthehet në Vlorë, vajza e presidentit amerikan sërish në jugun e Shqipërisë

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, ka mbërritur së fundmi në Vlorë, duke tërhequr vëmendjen me vizitën…

2 hours ago

Vlorë/ Shpërndanin kokainë e kanabis te adoleshentët, në pranga një 17-vjeçar, procedohet i mituri

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Vlorës, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin…

3 hours ago

Irani reagon zyrtarisht pas dështimit të negociatave: Bisedimet u ndërprenë për këto çështje

Bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së u ndërprenë për shkak të një “hendeku midis mendimeve tona mbi dy ose…

4 hours ago