shqiperi

Pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnje, Nikolla viziton të plagosurit në Spitalin e Traumës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vizituar të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Lushnje, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nikolla u takua me personelin mjeksor dhe familjarët e të dëmtuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi.

të fundit

Kryepeshkop Joani uron besimtarët për Krishtlindje: Festa vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për dritën e Krishtit

Këtë të mërkurë, Kryepeshkop Joani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.…

5 minutes ago

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…

33 minutes ago

Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…

34 minutes ago

“Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…

57 minutes ago

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…

1 hour ago

Historia e errët e banores së re të “Big Brother VIP 5”, vr*sja e të fejuarit

Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…

1 hour ago