Pak muaj më parë, ish kryeministri i vendit Fatos Nano për një kohë të gjatë ishte në luftë me jetën.
Ai ka qëndruar në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë dhe shkak është bërë një sëmundje në mushkëri, që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Por kur kanë kaluar rreth 7 muaj e gjysëm që nga ajo periudhë, ish kryeministri Nano është rikthyer në formë.
Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë.
Nga fotot, duket që Nano aktualisht gëzon një shëndet të mirë.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.
Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet.
Operacioni I SPAK në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik droge u bë jehonë edhe në Paraguai.…
Vihet nën kontroll situata në Gramsh. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë…
Pasditen e s enjtes, Presidenti amerikan Donald Trump foli për mediat nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin e…
Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg. Për…
Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka…
Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.4…