shqiperi

Pas operacionit, Rama nis fushatën me energji në Kamzë: Më e rëndësishme është heqja e apendisitit më dy koka

Kryeministri i vendit, Edi Rama i është rikthyer fushatës 3 ditë pasi doli nga spitali ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apenditicit.

Ditën e sotme, Rama ndodhej në Kamzë ku tha se më e rëndësishme se heqja e apendicitit të tij është largimi i apendicitit me dy koka (duke iu referuar dyshes Berisha-Meta).

Ai shtoi se mes shumë opsioneve për të bërë një takim të parë pas operacionit, zgjodhi Rakip Sulin, pasi sipas tij Suli është pasqyra me kuptimplotë e fjalës “Rilindje”

Rama: Faleminderit për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes time për të hequr apendisitin. Apendisiti im erdhi në një moment kur kemi një tjetër apendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është apendisiti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend. Duke luftuar me mjekët për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund i mora një takim jashtë zyre dhe shpie dhe mes shumë opsioneve thash do shkoj te Rakip Suli në Kamëz, sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës, Rilindje. Mendova që do marr dhe unë pak nga rilindja juaj, për të rilindur me shpejtësi për të hequr apendisitin e 14 Majit.

Rakipi me tha që fonia është e ulët, njerëz ka më shumë se ç’mendohej, unë dua të kërkoj, nuk e di a realizohet se ndër të tjera kam qenë edhe mërzitur shumë nga disa kritike me buzë shumë të holla në Tiranë që janë mërzitur me tallavanë tonë.

Sikur të ishin njerëz që dëgjonin Bet’hovenin do ja falja, por janë ata që degjojnë gjithë ditën Saliun. Më vendosni pak Tit Vullkanin tonë./Albeu.com/

të fundit

Vilë “pa qira” për Ajola Xoxën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

Nga Boldnews.al Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në…

6 minutes ago

Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur?

Robert Berisha dhe Ana Skrel, një nga çiftet e showbiz-it shqiptar shpesh shumë të komentuar, duket se po kalojnë një…

22 minutes ago

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale,…

35 minutes ago

Shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë, ky është 23-vjeçari që u mori jetën dy motrave në lule të moshës (FOTO+EMRI)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që u…

38 minutes ago

Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm. Përmes…

59 minutes ago

U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji

Këtë të hënë në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në…

1 hour ago