Sot, më 28 nëntor, në pranga ka rënë edhe një punonjës tjetër i DRSHTRR i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të të njëjtit operacion, “Fraud”.
Policia bën me dije se ka arrestuar 25-vjeçarin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të operacionit “Fraud”.
Gjithashtu në pranga ra edhe një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me 3 shtetasit tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i morën me qera, të cilave i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.
“Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com
Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të…
Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund. Një tjetër përplasje në shtëpi ka ndodhur mes Mirit…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz. Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në…
Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët…
Dua Lipa publikoi në rrjetet e saj sociale foto nga udhëtimi në Paris me partnerin e saj, Calum Turner dhe…
Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1…