Categories: showbizshqiperi

Pas historisë me Eva Muratin, zbulohet lidhja e djalit të Jozefina Topallit me Miss-in shqiptar (FOTO LAJM)

Zbulohet e dashura e djalit të ish-kryeparlametares Jozefina Topalli. Bëhet fjalë për Sindi Marina, ish-Miss Univers Albania, por edhe volejbollistja që luan në SHBA me skuadrën “Duke University”.

Genari u fotografua nga “Paparazzi” në një restorant në Vlorë ku me siguri kanë shkuar për pushime.

PO KUSH ESHTE SINDI MARINA

Sindi Marina është bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në Miss Universe 2019”, që u mbajt në SHBA.

Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sind Marina, është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj.

Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.

HISTORIA ME EVA MURATIN

Djali i Jozefina Topallit me parë ka pasur një histori me moderatoren Eva Murati.

Një vajzë shumë e re kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka ngurruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj. Ajo ka rrëfyer se është njohur me Genarin kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes.

Në vitin 2019, pikërisht rreth një vit ku perflitej per ndarjen e çiftit, Eva vendosi në “Facebook” statusin “Në një lidhje”, gjë që na la të kuptojmë se ajo i është rikthyer marrëdhënies së saj mbi gjashtëvjeçare me Genarin.

Por pikërisht në atë kohë, Genari diplomohet në një universitet në Milano, event ku morën pjesë prindërit dhe motra e tij, ndërkohë që binte në sy mungesa e Evës.

I pyetur nga mediat nëse janë ndarë apo janë bashkë, Genar Topalli tha se kjo nuk ka ndonjë rëndësi për mediat pasi ai ishte thjesht një student dhe jo një person publik.

Eva tashmë kishte fshirë nga rrjetet sociale fotot e saj me të dashurin, të cilat nuk ishin pak, sepse ajo ndante mjaft momente të lumtura me të dashurin, për ndjekësit e saj. Tashmë, heshtja konfirmoi ndarjen, ndërkohë që duket se Evës po i ecën mjaft mirë karriera profesionale/panoramaplus/

të fundit

Dembele apo Jamal? Buskets voton për ish-shokun e tij të skuadrës: “Topin e Artë” e fiton…

Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…

59 minutes ago

Mashtrimet online për të zhvatur para/ Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga…

1 hour ago

Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…

1 hour ago

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…

1 hour ago

ChatGPT nxiti 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes, përgjigjia e OpenAI për prindërit

Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…

2 hours ago

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

2 hours ago