shqiperi

Pas heqjes së roamingut në Ballkan, pritet reduktimi i tarifave me vendet e BE-së, Bregu: Në dhjetor takohemi në Tiranë, RCC po e çon para edhe këtë proces

Prej më shumë se një viti qytetarët e Ballkanit Perëndimor i përdorin lirshëm celularët e tyre ne të gjithë zonën pa patur nevojë për të blerë një paketë roaming.

Gjithçka nisi në verën e vitit të shkuar pasi shtetet e rajonit nënshkruan një marrëveshje të posaçme nën koordinimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për hequr tarifat roaming mes tyre.

Të lidhura

None found

Lajmi i mirë është se ky shembull pritet të aplikohet për shtetet e Ballkanit Perëndimor edhe me Bashkimin Europian ku është planifikuar një reduktim vit pas viti i tarifave roaming.

Kjo u konfirmua sot nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu në Berlin pas nënshkrimit të tre marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizshmërisë mes shteteve të rajonit.

Bregu tha se është duke u punuar në këtë drejtim dhe pritet që rezultatet të shihen që në Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në dhjetor të këtij viti në Tiranë.

“Me këtë punë si shtysë dhe inkurajim për të ardhmen, është koha që të ndjekim shembullin e Shteteve Anëtare që janë bërë pjesë e nismës së korridoreve të gjelbra, në mënyrë që ta bëjmë realitet uljen e tarifave “roaming” ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Jam e sigurt që do të mund të tregojmë rezultate të tjera konkrete në Samitin BE-BP që do të mbahet në Tiranë në dhjetor të këtij viti.

Në këto kohë të vështira që po kalojmë, kemi nevojë jo vetëm për këto nisma, por edhe për masa të tjera për të qënë të integruar në fusha si energjia, rezistenca kibernetike, keqinformimi, etj. Si një mekanizëm gjithëpërfshirës rajonal, RCC-ja është e gatshme të kontribuojë për mbarëvajtjen e Procesit të Berlinit, si edhe të Samiteve të ndryshme të këtij Procesi, duke ofruar dhe siguruar një nga aftësitë që mësohet më gjerësisht në çdo vend: bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Bregu.

RCC ishte ajo që shtyu para për disa vite me radhë procesin e heqjes së tarifave roaming mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa pritet që reduktimet të nisin që nga vera e vitit të ardhshëm duke ua bërë më të lehtë komunikimin qytetarëve të rajonit.

të fundit

Protestuesit dërgohen në spital pas përdorimit të sprajit me piper, policia përgatit autobotin

Është tensionuar situata jashtë Parlamentit teksa mësohet se është hedhur spraj me piper në drejtim të protestuesve pasi kanë tentuar…

8 minutes ago

Takimi i parë i Justina Shiroka-Pulës si Presidente me Albin Kurtin

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes…

9 minutes ago

Wisconsin, 23-vjeçarja paraqitet si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra për t’u argëtuar, i urrej fëmijët

Një 23-vjeçare në Wisconsin është arrestuar pasi dyshohet se është shtirur si mësuese zëvendësuese në një shkollë të mesme dhe…

11 minutes ago

Tensione në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Mourinho përballet me një tjetër problem

Real Madridi po përjeton një atmosferë të tensionuar në dhomën e zhveshjes, ndërsa raportohet edhe për një përplasje mes dy…

11 minutes ago

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës dhe marrëveshja politike që mund të ndryshojë skenën institucionale në Kosovë

Pas një periudhe të gjatë përplasjesh politike dhe bllokadash institucionale, Kosova tashmë ka Presidente të re. Justina Shiroka-Pula u zgjodh…

19 minutes ago

Tensionet para Parlamentit/ Policia hedh spraj lotsjellës ndaj protestuesve, disa prej tyre ndihen keq

Tensionet vijojnë përpara protestës përpara Parlamentit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar votimin e draftit të PS-së…

19 minutes ago