Pas kreut të SPAK, Altin Dumani i cili gjatë raportimit të bilancit vjetor të Prokurorisë së Posaçme bëri me dije se kanë rënë kallëzimet nga nënpunësit publikë për veprat penale korruptive, të njëjtën gjë e ka raportuar edhe prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në raportin vjetor që Prokuroria e Përgjithshme ka çuar në Kuvend, vihet në dukje që krahasuar me vitin 2022, në vitin 2023 ka një ulje prej 36% të denoncimeve që vijnë nga nënpunësit publikë për vepra penale korruptive.
“Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2023 rezulton të kenë ardhur në prokurori 650 kallëzime, që përbën ulje prej 36,95 % krahasuar me vitin 2022, në vitin 2022 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1031 kallëzime, që përbën rritje prej 27,28 % krahasuar me vitin 2021, në vitin 2021 rezulton të kenë ardhur në prokurori 810 kallëzime, që përbën ulje prej 3,57 % krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2020 rezulton të kenë ardhur në prokurori 840 kallëzime, që përbën ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019”– thuhet në raportin që Top Channel ka siguruar.
Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare.…
Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të…
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…
27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…
Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…
Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…