Të shtunën e 26 prillit, Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore në mbarë vendin, për të respektuar ditën e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Françeskut.
Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë.
Ndërsa Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit. Kryedemokrati tha se aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike do nisin me një minutë heshtje dhe nuk do shoqërohen nga kolona zanore të fushatës.
Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri dhe sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet flamujt ulen në gjysmështizë.…
Parashikohet rënie e lehtë e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave. Më të theksuara…
Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit se si ka arritur të zhdukë kilogramët e tepërta…
Gjithçka është gati për varrimin solemn të Papa Françeskut, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në…
Në mes të një krize politike që ka përfshirë Kuvendin e Kosovës, pas disa tentimeve të pasuksesshme për të zgjedhur…
Një histori dashurie duket se tashmë është konsoliduar brenda në Ferma VIP 2, ajo mes Limit dhe Albës. Gjatë javës…