Dashamir Shehi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për arsyet që e kanë çuar Partinë Demokratike drejt fatalitetit, duke e shndërruar në forcë të tretë.
Shehi shpjegoi se problemet e kësaj partie, janë më të hershme dhe vijnë si pasojë e mosreagimit të të gjithë atyre që e përbëjnë këtë parti, përfshirë edhe Berishën që mbështeti Lulzim Bashën në çdo humbje.
None found
“Erdhi nga një eksperiencë e 2013, sepse u humb në 2013 edhe për elementë të keqqeverisjes. Nuk u reflektua. Edhe sot ka vetëmburrje që në kohën tonë kishim suksese.
E dyta për një sëmundje tipike të PD, të gjithë grupet që janë vërtitur përqark një njeriu të vetëm. Debati ka mbaruar me të përzëna. Nuk ka dialektikë të brendshme PD, që të emancipohet si partitë moderne në Europë.
Fatkeqësisht midis këtyre gabimeve, një tjetër është kjo, që zgjodhi personazhin ndoshta të gabuar. Basha tregoi me vite se nuk e mbushte këtë karrige. Ishte diçka që u çertifikua në shumë vite. Askush nuk u ngrit të thoshte, që ky njeri është i gabuar. U gabua që në 2017. Ikëm nga parlamenti, u quajt normale. Nuk hymë në zgjedhje, u quajt normale.
Janë bërë nën udhëheqjen e Bashës këto gabime. Besoj se ka qenë edhe Berisha. Megjithatë po e quajmë zyrtarisht atë përgjegjësin. Nëse nuk je i zoti ti thuash shefit të vjetër ndalo, vetë nuk u bë dot shef, këto janë rezultatet. Zotëria pati të gjithë shanset për t’u provuar. Kjo e fundit i vuri kapakun.
Edhe po ti thonë deputetët rri, ai duhet të dalë vetë dhe të largohet. Nuk ka më justifikim për këtë punë. Deri dje ishte justifkimi që po ika unë, vjen Berisha. Berisha ka ardhur. Ai e ndihmoi i pari, me pazotësinë e vet. Berisha ka ardhur, na pëlqen apo nuk na pëlqen.
Për Bashën kjo duhet mbyllur. Për çfarë jam unë? Që të ndërrojmë skenën politike, mentalitetin politik. Ky të ikë dhe duhet të ikë sesbën, por në mënyrë normale, jo me gurë e me shkallë, siç donte pala tjetër. Duhet të largohet siç largohen njerëzit në Europë. Nuk ka lidhje me botën e re që duam të ndërtojmë bashkërisht. Ai duhet të bëjë gjestin e parë, që ka pranuar kohën e re, botën e re, idetë liberale, që humba, largohem”, tha ndër të tjera Shehi.
Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Kosovë dhe mikeshë e afërt e presidentes së re, ka…
Tirana dhe Partizani“Ethet” për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë filluar të rriten ndjeshëm, aty ku janë përfshirë…
SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…
Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…