shqiperi

Parku i Butrintit, Berisha: Rama po shfrytëzon planin e menaxhimit për të ndërtuar vila dhe resorte

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama se po shfrytëzon planin e menaxhimit për të ndërtuar vila dhe resorte në zonat e Parkut të Butrintit.

Berisha ka theksuar se këto zona janë me pasuri të jashtëzakonshme, mandje duke iu referuar studiuesve ai u shpreh se aty ka edhe foka mesdhetare.

Sot këtu diskutohet për njërën nga pasuritë më përrallore të tokës shqiptare, diskutohet për parkun e Butrintin në të cilin janë gërshetuar pasur mahnitëse, ndoshta si në asnjë park tjetër në Evropë dhe më gjerë. Me pasuri të jashtëzakonshme veçanërisht shpendë shtegtare.

Krahas kësaj zone është zona A2,  e cila është një nga zonat me biodiversitetin më të lartë në Evropë, Kepi i Stillës. Kjo zonë ka përveç llojeve të pafundme të specieve ka edhe specie endemike, thellësisht të mbrojtur. Studiuesit besojnë se aty ka edhe foka mesdhetare. Këtu tek zona nën ujore dhe te zona e bregut ka objekte arkeologjike të një vlerë të paçmuar. I gjithë territori është me gjetje të rëndësishme arkeologjike. Ka edhe zona rekreative. Ku qëndron shkaku, problemi themelor i kësaj marrëveshje ndër më shkatërrimtaret për pasurinë tonë kombëtare. Çfarë ka bërë Edi Rama në këtë rast. Edi Rama, duke shfrytëzuar një plan të menaxhimit të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut, ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, ka parashikuar të ndërtojë resorte të mëdha turistike në Gjirin e Manastirit”, u shpreh Berisha.

të fundit

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…

20 minutes ago

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuim për banorët e 3 zonave, për shkak të përhapjes së…

42 minutes ago

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…

2 hours ago

Meta kërkon lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

GJKKO do të shqyrtojë sot, më 13 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar…

2 hours ago

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…

2 hours ago

Natë tmerri nga zjarret në Delvinë/ 10 persona asfiksohen nga tymi, zhvendoset përkohësisht spitali. Situata vijon kritike, qyteti pa drita

Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…

2 hours ago