Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi dhe kalimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë.
Duke filluar pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.
Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet intensive 12-18m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 8 deri 17°C, në zona e ulëta 8 deri 23°C, në zona bregdetare 13 deri 23°C./Albeu.com/
Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…
Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…
Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…
Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…
Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…