shqiperi

Parandalohet krimi në një familje në Gramsh, 53-vjeçari kërcënon me armë zjarri gruan dhe fëmijët

Një ngjarje  e rëndë kriminale në familje  në Grmash është parandaluar këtë të hënë nga policia.

Një 53-vjeçar në fshatin Grabovë  e Sipërme në Gramsh ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët.

Të lidhura

None found

Uniformat blu bëjnë  me dije se Gjergj Sotiri ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, bdërsa kohët e fundit i kërcënonte se do  t’i  vriste me amë zjarri.

Pas ndërhyrjes së policisë, Gjergj Sotiri ra në pranga. Gjithahstu në banesën e tij u gjetëm dhe sekuestruan një arsenal armësh, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Gramsh/Sekuestrohet një arsenal armësh.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Grabova”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan.

Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.
Policia gjen në banesën e kësaj familjeje dhe sekuestron një arsenal armësh të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas njoftimit se një shtetas që banonte në fshatin Grabovë e Sipërme, kërcënonte bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Bazuar në informacionin e marrë për shtetasin që posedonte armë, në ndihmë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë shkuar dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grabova”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. S., 53 vjeç, banues në fshatit Grabovë e Sipërme, Gramsh, me precedent të mëparshëm kriminal, në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë gjetën nl banesë dhe sekuestruan një arsenal armësh që posedonte ky shtetas, të përbërë nga 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

1 hour ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

1 hour ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

1 hour ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

1 hour ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

1 hour ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

2 hours ago