shqiperi

Parandalohet krimi brenda familjes/ Fier, tentoi të vriste me thikë një shtetase, pranga 33-vjeçarit

Parandalohet krimi në familje në Fier, ku një 33-vjeçar tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçare.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur kapjen dhe vënien në pranga të autorit të një plagosje të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhupan, Fier.

Të lidhura

None found

Autori i dyshuar akuzohet për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pasi morën njoftim se në fshatin Zhupan ka ndodhur një plagosje me mjet prerës (thikë), afrohen dhe kapin në flagrancë shtetasin 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan. Ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasen 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve procedurale Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier, arrestoi 33-vjeçarin, për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhenieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tags: familjeFier

të fundit

Italy Braces for Another Heatwave, With Temperatures Reaching 39°C, but a Change in the Weather Is Approaching

Italia do të përballet me një tjetër valë të fortë të të nxehtit, me temperaturat që pritet të arrijnë 37-39°C…

13 seconds ago

US reacts after Vučić’s statement on changing the course of the Ibar River

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë autoritetet serbe…

1 minute ago

Irani ekzekuton 23-vjeçaren që tha se vrau gjatë një tentative përdhunimi

Irani ka ekzekutuar 23-vjeçaren Marzieh Nieri në burgun qendror të Qazvinit, pasi gjykata rrëzoi pretendimin e saj se kishte vepruar…

1 minute ago

Carriers Await EU Decision by September 1, Protests Depend on Brussels Meeting

Deri më 1 shtator do të pritet se cili do të jetë vendimi i Bashkimit Evropian për problemin me transportuesit…

2 minutes ago

Transportuesit presin vendimin e BE-së deri më 1 shtator, protestat varen nga takimi në Bruksel

Deri më 1 shtator do të pritet se cili do të jetë vendimi i Bashkimit Evropian për problemin me transportuesit…

9 minutes ago

Video/ Drake befason në spektaklin e takimeve, leh si qen për vajzën që zgjodhi: “Do të bëj gjithçka që kërkon

Drake duket se ka gjetur një prej profileve që i përshtatet më shumë preferencave të tij romantike, gjatë një spektakli…

11 minutes ago