shqiperi

Paralajmëron ministri i Jashtëm grek: Nëse shkarkohet Fredi Beleri, marrëdhëniet Athinë-Tiranë do të kenë përkeqësim serioz

Në një intervistë për ERT.gr, ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis ka folur në lidhje me rastin e Fredi Belerit dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Gerapetritis është shprehur se paraburgimi i kryebashkiakut të Himarës është i paligjshëm dhe se cenon shtetin e së drejtës.

Siç theksoi ai, qeveria greke që në fillim ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin e Blereit, por edhe për betimin, duke vënë në dukje se këto çojnë në një tension të përshkallëzuar.

“Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare me siguri po qëllon këmbët e saj”, vuri në dukje Gerapetritis, duke paralajmëruar se nëse Beleri shkarkohet, zyra e tij do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Gerapetritis deklaroi prerazi në ERT se nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit.

Duke thënë se mënyra e trajtimit të çështjes përbën një pengesë serioze në rrugën evolucionare të Shqipërisë drejt familjes europiane, ministri i Jashtëm grek shtoi se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për Shqipërinë./albeu.com

të fundit

Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!

Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…

38 minutes ago

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…

54 minutes ago

Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla!

Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…

1 hour ago

Rama: Mungesa e kamerave pranë shkollave rrit rrezikun për të miturit

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një…

2 hours ago

PROTESTA E 22 DHJETORIT/ Berisha me aleatët: Kjo është një diktaturë më e egër se në ’91-in! “AKSHI-GATE”, rrëmbyen 3 persona, për Gerond Meçen …

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, në selinë…

3 hours ago

THELLOHET SKANDALI “FRIGO FOOD”/ 37.895 kg “Wudy” me bakterin e rrezikshëm kontrabandë, institucionet “mbyllin sytë”

Skandali ushqimor i subjektit “Frigo Food”, me administrator z. Sokol Meqemeja, nuk ishte një incident i izoluar, por një alarm…

3 hours ago