shqiperi

PAMJET/ Momenti kur 28-vjeçari i vë flakën makinës së UKT-së

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet kur një 28-vjeçar i vë flakën makinës së UKT-së së parkuar pranë Bashkisë së Tiranës.

Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.J, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Oktan”.

Vihet në pranga një 28-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Oktan”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J., 28 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Bazuar në provat e grumbulluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ka rezultuar se ky shtetas, më datë 25.03.2022, ka hedhur një shishe, të dyshuar me lëndë djegëse, poshtë një automjeti në pronësi të UKT-së në Bashkinë Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një shishe plastike e mbushur me benzinë, një pushkë sportive (detare), një biçikletë dhe dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

të fundit

Vatra e zjarrit në kufi me Greqinë ende aktive, prezenca e minave dhe terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve

Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë…

11 minutes ago

Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 Exchange-ve. Sekuestrohen 6.1 mln lekë

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2". Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht…

33 minutes ago

Zjarret “mbërthejnë” Shqipërinë/ 50 vatra në 24 orët e fundit, 19 vijojnë aktive. Situatë kritike në Fushë-Arrëz dhe Poliçan

Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit…

36 minutes ago

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur…

1 hour ago

Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti

Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe…

2 hours ago

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 41 gradë

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…

2 hours ago