shqiperi

Pakti i PS me Rithemelimin në Kuvend/ Zbulohen 14 nismat që do shqyrtohen në Grupin e Dialogut, rikthehet ligji i spiunëve dhe dënimi për shpifje nga deputetët

Dy vite pas betejës në komisionet parlamentare se kush janë ish spiunët e sigurimit të shtetit në funksione publike, politika pritet ti japë fund këtij debati.

Struktura e posaçme parlamentare e ngritur pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partia Demokratike ka në dorë nismat miratimi i të cilave kërkon domosdoshmërisht konsesus politik pasi duhen minimalisht 84 vota për tu kaluar në Parlament.

Top Channel ka sigurua listën me 14 nisma që grupi i dialogut ka në dorë ku mes tyre spikat edhe ajo për pastrimin e politikës nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Pastrimi i politikës nuk do të thotë një Parlament pa ish-bashkëpunëtor të sigurimit, siç kërkojnë demokratët por edhe parti politike pa drejtues të tillë, pasi ky është synimi i nismës së të majtëve.

Grupit të dialogut i duhet të caktojë rregullat e lojës për parlamentaret e vitit 2025, pasi do të shqyrtohen propozimet e të gjitha palëve, qoftë nga grupimi Basha po ashtu dhe nga i Bardhi. Po ashtu ligjin zgjedhor kërkon që ta ndryshojë edhe aleati tradicional i demokratëve Fatmir Mediu, ndërsa socialistët edhe pse janë komod me ligjin e vjetër kanë gati nismën e tyre për ndryshimin e kodit elektoral.

Struktura e posaçme ka mbi tryezë edhe nismën e qeverisë për të ndërhyrë në kodin e procedurës penale, si dhe propozimin e Lulzim Bashës për të futur në burg deputetët që shpifin. Listës i shtohet edhe projekligji që mban firmën e Dashamir Shehit që kërkon reduktuar numrin e firmave për thirrjen e referendumeve nga 50 mijë në 10 mijë të tilla./ Top Channel

të fundit

Horoskopi 16 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare.…

1 hour ago

FSK-ja furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të…

1 hour ago

Trump dhe Putin në takim, kërkesa e Zelenskyt dhe shpresa e Ukrainës nëse arrihet marrëveshje

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…

2 hours ago

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…

2 hours ago

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…

2 hours ago

Pa zbritur mirë në Alaskë, gazetarët në “sulm” ndaj Putinit: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?”- Presidenti rus “përgjigjet” duke…

Në një moment gjatë takimit me Donald Trump në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin u pyet nga gazetarët nëse do…

3 hours ago