shqiperi

Paga mesatare në vend rritet më pak se inflacioni në tremujorin e parë, zhvlerësohen të ardhurat

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022, është 59.242 lekë, raportoi INSTAT.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga është rritur me 5,8 %.

Të lidhura

None found

Ndërsa në raport me tremujorin e fundit të vitit 2021, paga mesatare ka rënë lehtë me 0.5%. Përgjithësisht në tremujorin e fundit pagat janë më të larta, për shkak të shpërblimeve të fundit vitit.

Pavarësisht aksionit antiinformalitet kundër nëndeklarimit të pagave, që mori vrull pas rrjedhjes së listës së pagave pak muaj më parë, sërish rritja e pagave nuk duket në nivele të larta.

Për më tepër, rritja e pagave me bazë vjetore është më e ulët sesa inflacioni, që i ka kapërcyer 6%, niveli më i lartë në 20 vjet (shënim i Monitor.

Bankierët më të paguarit, rriten pagat për IT

Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” është 93 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa nëgrup aktivitetin “Bujqësi, pyje dhe peshkim” është 35,1 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2022 paga mesatare bruto për grup aktivitetin “Informacionit dhe komunikacionit” ka rritjen më të madhe prej 25,8 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” prej 2,7 %.

Gjatë tremujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup profesionin e “Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” është 73,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin “Punëtorë (Profesione elementare)” është 37,8 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto për grup-profesionin e Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve ka rritjen më të madhe prej 9,7 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-profesioni i Specialistë me arsim të lartë prej 4,2 %./monitor

të fundit

Kurti holds meetings with diplomatic representatives, PMO: Received congratulations on the election of the President and institutional stability

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Europian, atë të EULEX-it, ambasadorë…

42 seconds ago

Kosovo expects progress on regional agreements at the Berlin Process summit in Montenegro

Liderë dhe përfaqësues të lartë të vendeve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare do të mblidhen më 22 tetor në Mal të…

1 minute ago

For the first time, the Albanian Air Force deploys a contingent to the KFOR mission in Kosovo

Forca Ajrore e Shqipërisë ka përcjellë për herë të parë kontingjentin e saj për t’u angazhuar në misionin e KFOR-it…

2 minutes ago

Lack of quorum prevents meeting of the Committee on the Rights and Interests of Communities and Return

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, për shkak të mungesës…

2 minutes ago

Budget Committee does not support allocating €600,000 for a memorial to children killed in Kosovo

Me katër vota për, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Komisioni për Buxhet, nuk e ka mbështetur amendamentin e deputetes së…

2 minutes ago

Haradinaj: The state must provide prostheses for war invalids

Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e sotëm të komisionit, që vendosi të mos përkrahë amendamentin për ndarjen e 1 milion…

3 minutes ago