Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës prej 15 anëtarësh, me asnjë kundërshti, ka ndryshuar një nga kushtet e pranimit në konkursin për gjyqtarët dhe prokurorët e rinj; duke hequr mesataren mbi tetë për lëndët kryesore si e drejta penale, civile apo kushtetuese.
Dashamir Kore, një nga anëtarët e Këshillit zbulon se kjo çështje është shqyrtuar në disa hallka të shkollës dhe është marr vendim unanim për lehtësimin e dosjes së konkurrimit të kandidatëve për magjistratë për shkak të keqkuptimeve të krijuara. Mirëpo, ky vendim ka shfaqur shqetësim te aktivistët të cilët e cilësojnë si të gabuar dhe të panevojshëm.
“Mund të shkonte 7.98 e skualifikohej. Përcaktimi nëse ishte lëndë kryesore apo lëndë me zgjedhje që rridhte nga një lëndë kryesore, nuk ishte një kriter me karakter objektiv, ndaj për të zhdukur paragjykimet u vendos të hiqej. U vendos që të mbetej vetëm një mesatare, mesatarja mbi tetë e përgjithshme e lëndëve në tërësi, me argumentin se kjo nuk cënon dhe nuk prek interesat e personave për të konkurruar në shkollën e Magjistraturës“- shprehet Dashamir Kore, anëtar i Këshillit Drejtues.
“E gjykoj si një kriter të hequr pa nevojë. Gjyqtarët apo magjistratët e rinj nuk janë si mësuesit apo mjekët që i mungojnë sistemit. Po t’i referohemi shifrave të kaluara kanë konkurruar 382 studentë ekselentë për tu bërë magjistratë të rinj për 60 pozicione; kemi konkurrencë atëherë skemi pse të ulim stekën. Kemi të bëjmë me atë që ne dyshojmë si kritere favorizuese për kandidatura të caktuara”-shprehet Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.
Akuzat e shoqërisë civile për abuzime në përzgjedhjen e magjistratëve të rinj, Këshilli Drejtues i sheh pa vend; pasi këmbëngul se kandidatët për magjistratë nuk quhen fitues vetëm me pranimin në provim si dhe do të përballen me të njëjtin vështirësi provimi si në vitet e kaluara. Mirëpo Qëndresa qytetare e vlerëson këtë vendimmarrje si hapa pas për reformën në drejtësi.
“Nuk është kriter që ata i pranon si student, por është kriter parakusht për të hyrë për të konkurruar, që do të thotë mund të futen disa dhjetëra më shumë në provim, por nuk bëhesh pjesë e shkollës nëse nuk merr provimet, pra nuk ka ndryshuar cilësia“-shton Dashamir Kore.
“Nga njëra anë ne shtrëngojmë vetingun dhe kriteret për gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, dhe nga ana tjetër ne kemi një lirim të rrjetës së magjistratëve të rinj, që do të thotë ne hapim dyert edhe për ata që e kanë procedurën penale 5, ata mund të bëhen prokurorë nesër, apo ata mund të bëhen gjyqtarë me nota të ulëta”-shton Xhemollari.
Ky ndryshim prek kandidatët e vitit akademik 2024-2025, të cilët parashikohet të testohen elektronikisht për njohuritë bazë të Fakultetit të Drejtësisë më 22 prill në fazën e parë, e më pas në 24-25 prill.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…