shqiperi

OSBE: Krimi zgjedhor të mos tolerohet më! Politika të frenojë shkeljet

Zgjedhjet parlamentare të 2025 po afrohen dhe prezenca e OSBE bashkë me KQZ u bëjnë thirrje partive politike të japin kontribut në përmirësimin e standardit të këtij procesi dhe distancimin nga krimet zgjedhore.

“U bëj thirrje aktorëve politikë për reformën gjithëpërfshirëse dhe në kohë që t’i lejojnë organet administrative zgjedhore t’i zbatojnë zgjedhjet me sukses. Masat e rekomanduar nga ODIHR dhe që duhen marrë në konsideratë përfshijnë: zbatimi i ligjit duhet të ketë përparësi hetimin administrativ të zgjedhjeve. Si e thoni ju në shqip, hekuri rrihet sa është i nxehtë. Ose një shprehje tjetër drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar. Zbatimi i ligjit duhet të sigurojë se individët të përfshirë në blerjen e votës dhe mashtrime të tjerë në zgjedhjet e kaluar të ndiqet penalisht sipas ligjit. Llogaridhënia është thelbësore për të frenuar shkeljet në të ardhmen. Krimi zgjedhore nuk duhet të tolerohet më. Komunikimi ndërmjet agjencive ligj zbatuese dhe KQZ e institucioneve të tjera duhet të përmirësohet duke siguruar veprime të shpejta kundër incidenteve të denoncuara”, tha Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi veçon shit-blerjen e votës, financimin e partive apo subjekteve zgjedhore dhe sjelljen e institucioneve shtetërore apo përdorimin e aseteve publike në fushatë si fenomenet më të rënda të zgjedhjeve.

“Do doja të sillja në vëmendje se ne mund ti adresojmë këto çështje nëse shmangim çdo lloj retorike. Retorika politike na humbet aftësinë dhe mundësinë për të gjykuar qartë mbi këto problematika dhe nëse nuk e bëjmë këtë do dështojmë. Nga çdo lloj kostumi të lëmë retorikat politike për problematikat e zgjedhjeve. Po përpiqemi të ndërtojmë mekanizma që të rrisnim ndërgjegjësimin jo vetëm të votuesve, por edhe partive politike dhe institucineve të tjera mbi këto çështje. Të ndërtojmë mekanizma reagues të menjëhershëm kur evidentojmë këto problematika”, u shpreh Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ.

Në rol me peshë kundër krimit zgjedhor ka Prokuroria e Posaçme ku në takimin e thirrur nga OSBE dhe KQZ, prokurori Klodian Braho tha se për zgjedhjet e 2025, SPAK do të ketë një plan veprimi më aktiv për shitblerjen e votës.

“Ka rritje të hetimeve ndaj këtyre veprave penale. SPAK për 2025 do ketë një plan veprimi më të qartë për të qenë më aktive në rastet e shit-blerjes së votës. Seksioni i hetimit financiar ka 9 prokurorë e 30 hetues. Krimet zgjedhore ndodhin në një afat të shkurtër dhe është e pamundur që SPAK të jetë në çdo cep për 1 muaj. Kjo nuk është sfidë vetëm e SPAK por u përket të gjithë aktorëve, institucioneve dhe shoqërisë civile”, tha Klodian Braho, drejtues i Seksionit kundër Korrupsionit, SPAK

Prezenca e OSBE thekson se ka ardhur koha që në zgjedhjet e ardhshme të merren seriozisht në konsideratë rekomandimet e OSBE/ODIHR sepse nëse nuk trajtohen siç duhen rreziku për të kompromentuar integritetin dhe besimin në zgjedhje mund të shkelë më tej të drejtën e qytetarëve.

të fundit

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald…

14 minutes ago

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy…

33 minutes ago

Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga…

35 minutes ago

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, dy ministri mbulojnë kurimin

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…

57 minutes ago

I mahniti të gjithë me veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, kush është stilisti “hero” i Volodymyr Zelenskyt që e bëri të marrë aq shumë komplimente

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka mahnitur administratën e Donald…

58 minutes ago

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plago*ur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…

1 hour ago