Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe humbjes së shansit nga PD për të propozuar një emër.
Kujtojmë që ditën e sotme u dogj dhe raundi i tretë, që ishte përcaktuar si shansi i fundit nga mazhoraca për opozitën.
Braçe shprehet se tani përgjegjësia i kalon mazhorancës, ndërsa PS duhet të zgjedhë një President që e pranon e gjithë Shqipëria dhe e gjithë PD.
“Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria, ta pranojë PD e Berishës, e Alibeajt, e Bashës, e Fatmir Mediut, e ku di unë. Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria .Opozita i dha fund sot përgjegjësisë së saj, tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur presidentin sa kohë duheshin më shumë vota, 84. Ne nuk i kishim.
Tani përgjegjësia është e gjitha tek ne, sa kohë është tek ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen të zgjedhim presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit”, thekson Braçe./albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…