Një tjetër urdhër i Gjykatës së Posaçme që ka lidhje me operacionin e fundit të SPAK, është ekzekutuar jashtë territorit shqiptar. Burimet bëjnë me dije se është arrestuar në Belgjikë Leonard Duka.
Ai njihet si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinaj. Duka një nga njerëzit e kosideruar se më të kërkuar nga policia shqiptare, u arrestua edhe me heret pikërisht në datën 14 shkurt 2023 në Belgjikë, por pasi ka qënduar disa muaj i arrestuar, masa ndaj tij është zbutur në pritje të ekstradimit ndërkohe ai vete ka kërkuar azil në këtë shtet.
Nxjerrja e një vendimi të dytë me masën “arrest me burg” ndaj tij duket se e ka renduar pozitën dhe ai është prangosur serish nga autoritet e Belgjikës. I konsideruar si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Leonard Duka aktualisht po gjykohet në mungesë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt. Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.
Armiqësia e Dukës me Ervis Martinajn ka qënë e njohur në rrethet kriminale. Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; tsi dhe vrasje në Milot disa ditë më vonë e Klisman Preçit ku mbeti i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar pasi kanë qënë krahu Martinajt.
Dhënia e 4 milionë eurove nga qeveria shqiptare për të financuar koncertin e Kanye West ka tërhequr edhe vëmendjen e…
Qeveria duket se i ka vënë qëllim vetes të mbushë gjysmën e stadiumit ku do të mbahet koncerti i Kanye…
Nëse këtë mëngjes jeni ngritur nga shtrati vetëm pasi keni shtypur disa herë butonin për shtyrjen e alarmit në telefon…
Me thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike, drejtësi për viktimat dhe kundërshtim të mohimit të krimeve, u shënua Dita…
Lamine Yamal ka dërguar një mesazh të fortë para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Francës, duke deklaruar se…
Një sulm me raketa ruse goditi Kievin në orët e para të mëngjesit, duke lënë të paktën gjashtë persona të…