shqiperi

“Nuk paguan shtëpinë e pushimit”, dy durrsakë marrin peng 4 turistë nga Kosova

Dy durrsakë kanë marrë peng për 45 minuta katër turistë nga Kosova, me pretendimin se këta të fundit nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në shtëpinë e pushimit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës.

Të lidhura

None found

Uniformat blu bëjnë me dije se dy durrsakët morën peng katër turistet nga Kosova në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime.

Pas ndërhyrjes së policisë dy shtetasit  Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe  Dritan Kucaj.48 vjeç, të dy banues në Durrës u arrestuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

 

të fundit

Fabrizio Romano zbulon: Manchester United synon dy talentet e Real Madridit

Manchester United ka shfaqur interes serioz për transferimin e dy mesfushorëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, sipas…

10 minutes ago

Egnatia synon të befasojë në Champions ndaj skuadrës sllovene, starton dueli në stadiumin e Rrogozhinës (VIDEO)

Egnatia - CeljeEgnatia 0 – 0 CeljeChampions League: Turi i Dytë (ndeshja e parë)Stadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Atilla Karaoglan (turk)FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA…

16 minutes ago

Rasti “Panda” rikthehet në qendër të vëmendjes, dyshimet mbi përfshirjen e shërbimeve sekrete serbe rishfaqen

Pretendimet e publikuara së fundmi nga Milosh Medenica, i cili në një video të shpërndarë në Telegram përmend emrin e…

16 minutes ago

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme në Haraçinë, fermerët apelojnë për ndihmë

Stuhia e fortë që goditi disa vende të Shkupit, ka përfshirë edhe rajonin e Haraçinës.Dëmet më të mëdha janë regjistruar…

18 minutes ago

Stuhia në Kosovë merr një jetë dhe plagos dy persona – Detaje nga Policia për “Bota sot”

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë Kosovën për të dytën ditë radhazi ka shkaktuar pasoja të rënda në disa zona…

18 minutes ago

Skuadra kampione e Kosovës mposhtet në Dublin nga Bohemians, fati i kualifikimit vendoset në kryeqytet

Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra nga Irlanda, Bohemians, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën…

22 minutes ago