shqiperi

“Nuk ka lajm”, ish-kryebashkiaku i Fierit del nga SPAK, komenti për gazetarët

Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo ditën e sotme u paraqit  në SPAK.

Pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Zeqo nuk pranoi që të ndalonte për gazetarët por ka thënë vetëm: Nuk ka lajm!

Kujtojmë se Zeqo është përmendur në dosjen e inceneratorit të Fierit, çështje për të cilën është shpallur në kërkim edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në deklaratën e atëhershme, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.

Baftjar Zeqaj eshte pyetur nga gazetaret disa muaj me pare per perfshirjen e tij në çështjen e inceneratorit te Fierit, por ai është shprehur se ‘Ahmetajn se kishte mik, madje s’ka pire as kafe me te”.

Në një mesazh të datës 13 shtator 2012, Arben Ahmetaj i kërkonte Baftjar Zeqos, asokohe kryetar i Bashkisë së Fierit një takim me të dhe me Mirel Mërtirin.

“I dashur, dua të ulemi këto ditë për kafe unë, ti dhe Klod Mërtiri,” citohet njëri prej mesazheve në dokumentet e Prokurorisë. Në 15 shtator, Arben Ahmetaj e ka përsëritur kërkesën për takim me Baftjar Zeqon dhe ka marrë një “OK” prej tij.

Baftjar Zeqaj: “As nuk kam pirë kafe dhe as nuk kam shkëmbyer ndonjë kështu.. Nuk kam firmosur asnjë tender, absolutisht. Inceneratori i përket mbas viteve 2015, e kam dëgjuar nga njerëzit e komunës që nuk e donin aty. Momenti i dytë që po e heton SPAK, kaq di unë për grupin hetimor

Jo pra asnjëherë nuk kam komunikuar me Ahmetaj, as nuk kam pirë kafe. Nuk ka qenë shoku im, shok partie.

Nuk mbaj mend, nëse do e mbaja mend do e kisha thënë. Ahmetaj më ka nis një mesazh që do takohesh me Mërtirin, nuk e kam njohur as si fytyrë. Në celularin e Ahmetaj është gjetur një mesazh që me thotë për të takuar këtë person, unë nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Jam i shqetësuar se emri shpërdorohet, SPAK është korrekt. Celulari i tij është në duart e SPAK.

Po patjetër do them që nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Inceneratori i Fierit është proces hetimi. Nëse do më pyesnit atëherë do thosha nuk jam dakord për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, por nuk më ka pyetur njeri. Nuk jam pyetur për këtë çështje”, tha ai

Zeqja ka qenë kryebashkiak i Fierit në radhët e Partisë Socialiste, për 3 mandate, fillimisht u zgjodh në vitin 2003 dhe më pas në vitet 2007 dhe 2011.

/albeu.com

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

6 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

6 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

6 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

13 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

19 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

24 minutes ago