shqiperi

Nuk ka frikë as nga arinjtë, Violeta, e vetmja grua që jeton me barinjtë në malin e Gramozit

Violeta është një shqiptare, e vetmja grua që jeton nëntë nga dymbëdhjetë muajt e vitit, në fshatin Gramoz, të Greqisë.

Shqiptarja e cila jeton me bashkëshortin e saj Gjergjin në fshatin anës kreshtave të malit dhe liqeneve të tij alpine, thotë se para 30 vitesh ka mbërritur në Gramoz.

“Kam ardhur në Gramoz rreth 30 vjet më parë. Në atë kohë ne ende jetonim në kasolle, pranë stallave. Nuk ishte e lehtë, por kur je me atë që do, gjithçka është më e bukur”.

Në vitin 1992, ajo takoi të shoqin në Korçë.

“Ai kishte ardhur në Korçë për një vizitë dhe e pashë, ishte dashuri me shikim të parë”.

Nga qyteti dhe skijimi që bëri atëherë, në moshën 23-vjeçare, në Shqipëri, Violeta vendosi të linte gjithçka pas dhe të ndiqte Gjergjin, duke zgjedhur të jetonte pjesën më të madhe të vitit si blegtore në fshatin malor Gramoz në një lartësi prej 1380 metrash, një fshat, të cilin dimri e takon shumë herët, me borë shumë herë që kalon edhe dy metra.

“Dëbora nuk më trembi kurrë, më kujtohet shtatë vjet më parë, kishte rënë borë aq shumë sa për të transportuar kafshët (250 lopë), na u desh të ecnim shumë në dëborë. Gjergji ishte i ftohur. Kishim një punonjës të ri që ishte i frikësuar Ai tha: “tani do të rrimë këtu”. Unë i thashë se kjo nuk është e mundur “E si do të ikim?” më thotë. Gjergji mori makinën dhe hapi rrugën. Unë e ndoqa disa kilometra ne kembe duke ecur neper bore qe te me vijne pas meje kafshet, engjejt e mi te vegjel. Ne keshtu bejme. Ti hape rrugen dhe ata ndjekin. Vijne te ti me ere dhe te ndjekin.”

Dëbora nuk e tremb atë, por as kafshët e egra të malit, madje edhe arinjtë që i ka takuar shumë herë.

“Nëse sheh një ari mos fol. Qëndro i qetë. E shikon dhe ikën, i gjalli merr rrugën e tij. Vetëm nëse ka këlyshë mund të bëhet i rrezikshëm, nëse ka frikë se janë në rrezik . Kemi parë arinj shumë herë dhe familje të tëra, nga shumë afër. Herën e fundit që ishim në makinë dhe nuk u trembëm ndaluam. Ai të shikon dhe largohet. Nuk bën asgjë.”

Ajo ka mësuar të jetojë dhe të menaxhojë një vendbanim të dominuar nga meshkujt, si e vetmja grua brenda tij.

“Nuk më mungon fakti që nuk kam shoqëri femrash, në verë më vjen një grua të më ndihmojë në bujtinë dhe ndonjëherë këtu vjen edhe kryetari i fshatit që është edhe blegtor. Unë pi kafe dhe flas me të. Në verë kemi edhe njerëz, kështu që koha kalon shpejt”.

Violeta mbërriti në Greqi në vitin 1994. Vitet e para nuk ishin të lehta. Krahas kushteve të vështira të punës dhe motit në mal, asaj iu desh të përballej edhe me dyshimin e të tjerëve që e konsideronin, siç thotë ajo, “oportuniste”.

“Kur takova Gjergjin dhe vendosa ta ndiqja, e diskutova me familjen time dhe u shpjegova se si ndihesha. E ndoqa për një jetë më të mirë, jo më mirë financiarisht siç mendonin disa njerëz, por një jetë me njeriun që doja. Ja ku jemi nga viti 1995. Gjergji ishte blegtor.Nuk dija shume per kafshet, por mesova. Nese ke oreks meson cdo gje dhe vendos. Ne kishim edhe dele atehere. Çdo dite zgjohesha ne oren 5.00 në mëngjes, për t’i ushqyer, për t’i mjelur. Edhe unë kam pasur pula.

Sot, jeta e saj duket se është shumë më e lehtë. Ajo e ndihmon burrin e saj 69-vjeçar për gjithçka që i nevojitet me lopët, por më shumë merret me bujtinën që kanë ndërtuar, siç thotë ajo gur më gur, me duart e tyre.

“Na u deshën rreth njëzet vjet për të bërë bujtinë. Në fillim kemi bërë bashkë kafen që është edhe lokal. Pastaj filluam bujtinën. Po mblidhnim gurët nga mali. Më në fund ia dolëm. Sot kemi nëntë dhoma. Gramozi është jeta ime.”

Pas mesit të dhjetorit, Violeta dhe Gjergji do të transportojnë kafshët e tyre në Pargë. Atje do t’i mbajnë në stalla deri në prill, kur do të kthehen në Gramoz.

të fundit

FOTO/ Dua Lipa ndan momente të veçanta nga udhëtimi në Paris me të fejuarin e saj Calum Turner: Një javë perfekte

Dua Lipa publikoi në rrjetet e saj sociale foto nga udhëtimi në Paris me partnerin e saj, Calum Turner dhe…

10 minutes ago

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1…

20 minutes ago

Klodi: Po të doja lojë çiftesh do të bëhesha bashkë me Elijonën

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka folur rreth lojërave brenda shtëpisë më të madhe në vend.…

43 minutes ago

Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, reagon Ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në…

46 minutes ago

“Zëri ynë ka tronditur nga themelet regjimin”, Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për…

1 hour ago

Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale: Kapitull i ri, ju dua

Këngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale. Ai ka postuar një fotografi,…

1 hour ago