Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka paralajmëruar padi për zyrtarët e lartë, të cilët nuk u janë përgjigjur shkresave që u kanë nisur. Në mbledhjen e sotme, Tabaku theksoi se rruga e butë ka përfunduar.
“Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ministres së Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës znj. Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve z.Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit znj. Pranvera Fagu, z.Arben Shehu kryetar i KLSH-së, znj.Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe znj.Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrejnë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës.
Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision. Ju lutëm për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës të bëjë një padi për këto persona. Shumë e rëndësishme përgjigja e drejtorisë së Tatimeve, e theksoj. Një pjesë tjetër se një pjesë tjetër edhe mund t’i kemi këtu si dëshmitar në komision,” tha Tabaku.
Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën Botërore të…
Ditën e djeshme, një miting elektoral në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u shndërrua në tragjedi, ku të paktën…
Dushi është një pjesë e pandashme e rutinës për shumë njerëz, por ndarja bëhet pikërisht tek ora: a është më…
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kievi u sulmua rëndë me vëzhgues të pavarur që e kanë cilësuar…
Sot, më 28 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 96.5…