Modelja Ada Deda dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, i është përgjigjur disa pyetjeve pikante në emisionin ku është bërë pjesë së fundmi dhe ka zbuluar detaje interesante për veten.
Lidhur me partnerin që mund të ketë, Ada Deda e ka mëse të qartë në mendjen e saj se ai nuk mund të jetë kurrsesi nga Vlora. E pyetur për këtë nga gazetari në “Best Deal Albania”, ajo u shpreh se nuk do ia lejonte vetes asnjëherë.
Gazetari: Do dashuroheshe me një vlonjat?
Ada Deda: Jo kurrë, asnjëherë, nuk do ia lejoja vetes. (qesh)
Por për modelen mesa duket ka më tepër rëndësi dashuria se sa paraja.
Ja si iu përgjigj ajo pyetjes “Më mirë me ty dhe fukara apo pa ty i pasur?”
Ada Deda: Më mirë me atë dhe fukara.
Gazetari: Më mirë poshtë apo sipër?
Ada Deda: Më mirë poshtë (qesh).
Gazetari: Më mirë jashtë apo brenda?
Ada Deda: Brenda (qesh).
Gazetari: Më mirë dentist apo gjinekolog?
Ada Deda: Më mirë gjinekolog
Gazetari: Më mirë lypës apo hajdut?
Ada Deda: Më mirë hajdut
Gazetari: Më mirë Berishën apo Berluskonin?
Ada Deda: Berisha normal
Kujtojmë që disa kohë më parë, modelja seksi vendosi të rrëfehet duke treguar se është në një lidhje dashurie, por mbajti të fshehtë identitetin djalit që i ka rrëmbyer zemrën.
“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e shoëbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm.
Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë. Nuk është xheloz, jo fare,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Glamour Zone”.
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…
Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…