shqiperi

FNSH i vret njërin qen e i plagos tjetrin, por s’e kap dot Eljo Haton. VIDEOJA dramatike në shtëpinë e të shumëkërkuarit

Një operacion policor për kapjen e të kërkuarit Eljo Hato, i organizuar nga Drejtoria e Policisë Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka sjellë një ngjarje të rëndë brenda ambienteve të banesës së tij, që ndodhet në fshatin Grude e Re në Shkodër.

Në momentin e zbatimit të këtij aksioni nuk ka pasur asnjë person në shtëpi, por policia ka kapërcyer tek muret duke u ndeshur në një rezistencë të paprecedentë.

Të lidhura

None found

Gjatë aksionit për kapjen e Hatos, policia ka hyrë në ambientet e oborrit dhe shtëpisë, por është përballur me qëndresën besnike të dy qenve që ndodheshin në shtëpi, shkruan Ora News.

KUJDES, PAMJE TË RËNDA! KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON

Policia nuk ka pritur të vinin të zotët e shtëpisë dhe të lidhnin qentë, por ka hyrë duke përdor armët.

Dy qentë kanë bërë rezistencë duke mos lejuar policët të hynë në banesë.

Disa nga policët e FNSH kanë hapur zjarr me automatik, duke sjellë vrasjen e menjëhershme të njërit prej qenve.

Ndërsa qeni tjetër është plagosur, duke pësuar gjakderdhje të madhe.

Pamjet filmike, tregojnë pamje dramatike dhe shumë të rënda nga ajo që ka ndodhur në banesën e Eljo Hatos në Grudë të re.

Kjo është një pamje e shkaktuar pas largimit të policëve nga shtëpia, të cilët nuk gjetën asnjë send të paligjshëm dhe aq më tepër nuk arrestuan Eljo Haton.

Njëri nga qentë është plagosur rëndë dhe pas largimit të policëve, ka hyrë në ambientet e shtëpisë duke përgjakur të gjitha mobiliet, orenditë dhe ambientet e brendshme të shtëpisë.

Qeni që i shpëtoi plumbave të policisë, tashmë është dërguar në një veteriner për kurim.

Ndërsa policia u tërhoq nga ambientet e shtëpisë pa një rezultat pozitiv, por vetëm me 1 qen të vrarë dhe 1 të plagosur.

Mësohet se vëllai i Eljo Hatos, është paraqitur ditën e sotme në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Shkodër, duke kallëzuar veprimet e policisë dhe FNSH, për vrasjen e njërit qen, plagosur qenin tjetër dhe shkatërruar shtëpinë.

Eljo Hato, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, qysh në muajin Korrik 2023, gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Eljo Hato, akuzohet për ngjarjen e vitit 2019, për tentativën e vrasjes së Taulant Pepaj në Shkodër.

Hato është mik i ngushtë i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, për të cilin prej më shumë se një vit nuk dihet asgjë rreth fatit të tij.

të fundit

Shpëtohet pas tetë ditësh nën 140 tonë rrënoja në Venezuelë, i mbijeton tërmetit një burrë

Tetë ditë pas tërmeteve të forta që goditën Venezuelën më 24 qershor, një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat…

6 minutes ago

Vendet pritëse lënë gjurmë të forta në Kupën e Botës 2026

Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja kanë siguruar kualifikimin në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar…

12 minutes ago

Ylli i Senegalit tërhiqet nga kombëtarja: “Nuk kthehem pa ndryshim të stafit”

Senegali u eliminua në mënyrë dramatike nga Kupa e Botës 2026, pasi shpërdoroi epërsinë prej dy golash ndaj Belgjikës për…

18 minutes ago

Kallëzim penal për 61-vjeçarin nga Shkupi, dyshohet se sulmoi fizikisht një polic në Makedonski Brod

MPB njofton se ka ndaluar një 61-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka sulmuar një nënpunës policor."Zyra e Jashtme…

22 minutes ago

Automjeti përfshihet nga flakët në rrugën Kuç-Qeparo, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit,…

27 minutes ago

Prokuroria zbardh detaje për plagosjen në Podujevë: në konflikt u përfshinë daja, nipi dhe një i afërm

Prokuroria ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar…

28 minutes ago