shqiperi

“Një pjesë ia dhurova Sabianit”, Iliri i tregon të gjitha: Ja si e shpenzova çmimin e madh

Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother Vip ka folur dhe për mënyrën se si e shpenzoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që mori në përfundim të programit.

Komentet Iliri i ka bërë në një intervistë për revistën Class, ku ndër të tjera tregoi se jo vetëm nuk kishte mbetur asgjë, por edhe formën se si i kishte shpërndarë.

“S’ka mbetur gjë më për investime, sepse gjysma e çmimit u dha për bamirësi, pa asnjë influencim ose detyrim dhe shumë shpejt do merrni lajmin sa gjë e bukur po bëhet. Këtë dhuratë e kisha shkruar vetë në formularin e BBV që kur isha në izolim në hotel, para se të fillonte programi.

Gjëja më e bukur pas një eksperience të tillë është të falënderosh njerëzit që kisha dhe ndjeja pranë meje, prandaj përveç miqësisë, respektit, një pjesë ua dhurova Emanuelës dhe prindërve të mi për gjithë sakrificat e tyre, një pjesë i është dhuruar Sabianit për miqësinë e krijuar në shtëpi dhe për faktin që doja ta kisha me vete në finale dhe, sigurisht, një pjesë i është destinuar vëllait tim Olti, që s’e ka marrë akoma.

Për veten, jam i kënaqur dhe më mjafton emri i fituesit. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve që më përkrahën. Unë nuk hyra për para në BBV dhe jam shumë mirë kështu”, u shpreh balerini.

të fundit

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…

4 minutes ago

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

14 minutes ago

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…

21 minutes ago

Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që…

46 minutes ago

Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…

56 minutes ago

Horoskopi 13 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…

9 hours ago