Në kohën e globalizmit, zgjedhja për të studiuar në një vend të huaj është një aventurë emocionuese dhe shpeshherë sfiduese. Namer Khalil është një i ri nga Kanadaja, i cili ka vendosur që të bëjë një zgjedhje ndryshe, të vijë në Shqipëri për të kryer studimet e tij.
Pavarësisht faktit që Namer ka pasur shumë mundësi për të zgjedhur universitete prestigjioze në vendin e tij, ai ka zgjedhur që të studiojë në Universitetin Western Balkans duke nisur një rrugëtim të ri dhe një përvojë të re për të.
“Fillimisht, unë nuk isha i sigurt se çfarë prisja nga kjo përvojë, por tani pas disa muajve në Shqipëri, mund të them me siguri se ishte një nga zgjedhjet më të mira që kam bërë”, thotë Namer.
Në Universitetin Western Balkans, Namer ka gjetur një mjedis i cili plotëson të gjitha kushtet për studimet e tij, që te laboratorët modern, stafi i kualifikuar ndërkombëtar, praktikat të paguara që në vitin e parë të studimeve, infrastrukturë moderne dhe bursa që shkojnë deri në 100%.
Por, përvoja e tij në Shqipëri nuk është vetëm për shkollim. Namer shfrytëzon kohën e tij për të eksploruar bukurinë natyrore të Shqipërisë, si dhe për të njohur kulturën dhe traditat e saj unike, që nga festat e ndryshme, deri te udhëtimet në malet e thepisura dhe bregdetin e Adriatikut.
Universiteti Western Balkans është i vetmi universitet në Shqipëri i cili ka studentë nga më shumë se 15 shtete të ndryshme, duke ndërtuar një komunitet ku diskutohen dhe ndahen përvoja të ndryshme.
360grade.al
Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…