Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjet e mbrëmjes së kaluar në Tiranë. Ku në komisariatin nr.3 një efektiv policia vrau me armë zjarri kolegun e tij dhe po ashtu një efektiv i FNSH në Kombinat, i duhur, plagosi me armë zjarri një qytetar.
Berisha shkruan se policia e Edi Ramës është e kriminalizuar, ndërsa kërkon që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqje pasi është përgjefjësi direkt i këtyre akteve të përsëritura.
None found
“Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne “Kombinat”!
Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe vrane nje polic e plagosen nje qytetar.
Keshtu, ne ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.
Kurse ne Kombinat nje polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte probleme te paaftesise mendore.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit.
Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij.
Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme. sb
PS: Video eshte bere ne Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit te te ndjerit, Çaush Saliasi”, shkruan Berisha./albeu.com
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…
Real Madridi ka përfunduar gjashtë transferime për ekipin e parë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, ndërsa Yan Diomande ishte…
Faton Peci nuk do të jetë më kryetar i degës së Guxo-s në Mitrovicë. Lajmin e ka bërë të ditur…
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Kosova po përballet me një bllokadë politike që nga zgjedhjet e 9…
Pas marshimit masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve të kryeqytetit, dita e 98-të e qëndresës popullore është përmbyllur…