shqiperi

Ngjarja në Shkodër, Spiropali: Secila jetë është e çmuar dhe nuk mund t’i dorëzohet dhunës së verbër

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar mr një postim në rrjetin social “Facebook” për ngjarjen e dhimbshme në Shkodër ku një vajzë nëntëvjeçare u gjet pa jetë sot në ujërat e Bunës, ndërsa nëna e saj dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Spiropali u shpreh se ishte thellësisht e tronditur dhe se dhuna ndaj grave duhet të ndalet me çdo kusht

“Pafundësisht e trishtuar për humbjen e katër jetëve të pafajshme në ujërat e Bunës. Tre ëngjëjt dhe nëna e tyre kanë humbur jetën në mënyrën më makabre. Dyshimet janë se dhuna e bashkëshortit dhe babait të familjes i ka çuar drejt vdekjes”, u shpreh Spiropali e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për qarkun e Shkodrës.

Sipas saj, fenomeni i tmerrshëm i dhunës ndaj grave që plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, duhet të ndalet me çdo kusht dhe me çdo çmim.

“Lufta ndaj kësaj dhune që merr dhe sakaton jetë grash dhe fëmijësh, duhet të ngrihet në nivelin e emergjencës kombëtare. Duhet të zgjohemi të gjithë si njerëz, si shoqëri e si shtet”, u shpreh Spiropali.

“Të çohemi të gjithë kundër këtij fenomeni primitiv, sepse secila jetë është e çmuar dhe nuk mund t’i dorëzohet dhunës së verbër.

Organet ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë duhet të jenë vigjilentë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo sinjali, informacioni, denoncimi apo gjykimi për raste të tilla”, tha ajo.

“Drita e diellit nuk duhet të jetë privilegj për ata që dritën e jetës ua heqin çdo ditë viktimave të tyre”, vijoi Spiropali.

“Sistemi ynë arsimor, media, politika, të gjithë duhet të bejnë më shumë për të ruajtur dhe lartësuar dinjitetin e grave, dhe jo të lejojnë të trajtohen lehtësisht si njerëz të dorës së dytë me gjuhë diskriminuese e seksiste, që brymos patriarkalizmin e sëmurë që ushqen dhunën. U prehshin në paqe katër shpirtrat e pafajshëm”, përfundoi Spiropali.

të fundit

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…

3 hours ago

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…

4 hours ago

Zyrtare: Jonathan David transferohet te Juventus

Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…

4 hours ago

Merz premtoi të krijonte ushtrinë më të fortë në kontinent, Gjermania përgatit rikthimin e shërbimit ushtarak

Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…

5 hours ago

Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…

5 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 aktive në Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…

5 hours ago