shqiperi

Nga marrëdhënia e fortë me babain e deri tek zhgënjimi i saj i parë, rrëfehet “pa doreza” Arilena Ara (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj artistike.

Arilena ka treguar se pasioni i saj për muzikën ka nisur që në vogëli me pjesëmarrjen e saj në “Gjeniu i vogël”, “X-Factor” ku doli dhe fituese.

Komentet këngëtarja i bëri teksa ishte e ftuar në programin “A Live Night”, ku ka folur rreth jetës së saj profesionale dhe personale. Arilena ka treguar plot nostalgji një histori të fëmijërisë së saj dhe kohët me babain e ndjerë.

“Kam patur një lidhje të jashtëzakonshme me babain tim, ai zbuloi talentin tim për muzikën. Lidhja ime me të ka qenë e jashtëzakonshme, më merrte çdo pasdite dhe dilnim bashkë në qytet. Më tregonte sekrete që nuk i ka ndarë me askënd të familjes. Të jesh fëmijë e të konsiderojë si të rritur, të bën të kesh siguri. Lutesha çdo natë për familjen dhe të afërmit. Kisha një gjendje ekonomike të thjeshtë, më modeste se të thjeshtë, por lumturia dhe lidhja që ne kishim ishte shumë e bukur e shumë spontane. Tregonim çdo gjë njëri tjetrit”, rreëfeu ajo.

Teksa është pyetur se cili ka qenë dhe zhgënjimi i saj më i madh, artistja ka zbuluar se ka qenë pjesëmarrja e saj tek “Gjeniu i Vogël” ku nuk arriti të rrëmbente çmimin e parë.

“Jam njeri me vetëbesim shumë të lartë dhe e marr punën shumë seriozisht. Isha 11 vjeç tek Gjeniu i Vogël dhe nuk e kuptoja aq mirë që kjo ishte një punë, por e kisha vizionin e qartë se çfarë doja të bëja me muzikën. Kam patur edhe babain që ma evidentonte më tepër dhe më jepte vlerësimin që të arrija një shkallë më lart. Aty pësova zhgënjimin e parë sepse nuk fitova. Kuptova që nuk duhet të pretendoj të futem në një garë e të fitoj patjetër”, u shpreh Ara.

Kujtojmë se këngët e Arilenës janë sot në listën e këngëve më të dëgjuara në tregun muzikor shqiptar.

të fundit

Irani arrestoi 21 mijë persona gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës 12-ditore…

4 minutes ago

Netanyahu paralajmëron ofensivë të re në Gaza: Nuk ka armëpushim me Hamasin, banorët mund të largohen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpresat për një armëpushim të pjesshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga…

15 minutes ago

Luis Enrique merr përsipër vendimin për të përjashtuar Donnarumma-n: S’i përshtatet tipit tim të lojës!

Vigjilja e finales së Superkupës së Europës ka dalë në plan të dytë pas vendimit që mori ditën e djeshme…

15 minutes ago

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…

43 minutes ago

Champions League 2025-2026/ Rangers kualifikohet në turin e katërt paraeliminator, Bajrami aktivizohet në të 87’

Rangers i Nedim Bajramit ka siguruar kualifikimin në turin e fundit paraeliminator në rrugëtimin drejt fazës finale të Champions League…

47 minutes ago

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

1 hour ago