shqiperi

Nesër punimet për rehabilitimin e aksit rrugor Tiranë – Durrës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për shoferët

Autoriteti Rrugor shqiptar ka njoftuar pak minuta më parë se ditën e nesërme do të nisë rehabilitimi I shtresave asfaktike në aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

Ky process pritet të zgjasë rreth 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.

Të lidhura

None found

Mësohet për automjetet do të jetë e lirë një korsi, ndërsa këshillohen  shoferët që zbatojnë sinjalistikën.

?NJOFTIM
⚠️Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.
?Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhen!
#ARRSH #MIE

të fundit

Fituesja e “BBVA5” kritikon Brikenën: Nëse aspiron moderimin, duhet të studiosh fushën

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime on Top”, fituesja e “BBVA5” Selin Bollati ka kritikuar moderimin e…

38 seconds ago

Haradinaj kërkon hapjen e arkivave ushtarake serbe pas gërmimeve në Kalludër

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me gërmimet që po zhvillohen në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku…

4 minutes ago

Nga kategoria e dytë greke në Superiore, skuadra surprizë e sezonit të kaluar prezanton mbrojtësin 27-vjeçar

Konstantinos DionellisVora ka prezantuar zyrtarisht afrimin më të ri në merkaton e verës, duke siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë…

13 minutes ago

Ancelotti nis rindërtimin e Brazilit: Synojmë krijimin e një skuadre të re

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se "Seleçao" do të nisë një proces rindërtimi pas zhgënjimit në…

14 minutes ago

Gërmimet në Kalludër rikthejnë shpresën për zbardhjen e fatit të Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës

Rruga që të çon drejt komunës së Zubin Potokut, është një rrugë e ngushtë që përshkon malet, e gjatë rreth…

15 minutes ago

Andovski: Kërçova do të bëhet me spital të ri, investimi vlerësohet në 22,5 milionë euro

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dhe drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm Kërçovë, Maja…

31 minutes ago