shqiperi

Nesër protesta para Bashkisë, Policia publikon masat, ja ku do bllokohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 04 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të mediave dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

të fundit

Pas betimit mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…

20 minutes ago

Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit, deputetët marrin “USB” me 10 mijë faqe “prova” për Belinda Ballukun

Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin është shtyrë pa afat dhe nuk dihet se kur do të vendoset se…

25 minutes ago

SPAK mbyll hetimet për Benet Becin, kryebashkiaku socialist i Shkodrës akuzohet për tenderin 700 milionë lekë

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku raportohet se…

49 minutes ago

Këshilli i Mandateve për Ballukun/ PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK (Diskutimet)

Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet…

2 hours ago

Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK!

Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci…

2 hours ago

Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!

Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…

3 hours ago